Ambasadori Orav rithekson mbështetjen e BE-së për Kosovën në takim me Kurtin

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, riafirmoi mbështetje të fuqishme për integrimin e Kosovës në BE dhe angazhimin për avancimin e reformave dhe marrëdhënieve mes Kosovës dhe bllokut evropian

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka zhvilluar të enjten një takim me kryeministrin Albin Kurti, ku ritheksoi përkushtimin e BE-së për anëtarësimin e Kosovës në bllokun evropian.

Sipas njoftimit të Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Orav ka shprehur gatishmërinë për të punuar ngushtë me institucionet vendore për të përparuar reformat e nevojshme dhe për të forcuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe BE-së.

“Ambasadori ynë u takua sot me kryeministrin Albin Kurti për të ritheksuar mbështetjen e fuqishme të BE-së për rrugën e Kosovës në BE dhe reformat në lidhje me BE-në,” thuhet në deklaratën zyrtare.

Aivo Orav mori detyrën si ambasador i ri i BE-së në Kosovë në fund të muajit korrik, duke zëvendësuar Tomas Szunyogin, i cili më parë kishte shërbyer në këtë post.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika