Ambasadorja e USAID-it vazhdon vizitën në Kosovë, do të pritet nga Osmani dhe Kurti

Ndihmësadministratorja e USAID-it, Erin E. McKee, do të pritet në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti

Ndihmës Administratorja e USAID-it, Erin E. McKee





Ndihmësadministratorja e USAID-it, Erin E. McKee, është duke qëndruar për vizitë në Kosovë. Vizita e saj ka nisur me datën tre dhjetor të këtij viti, teksa është takuar me përfaqësues të Qeverisë, shoqërisë civile, e kështu me radhë.

Këtë të hënë, McKee do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Takimi me presidenten është konfirmuar nga zyra e kësaj të fundit.

“Në orën 12:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim Ndihmës Administratoren e USAID-it, Erin E. McKee”, thuhet në njoftim.

Mediat, fillimisht, do të marrin pamje nga takimi, ndërsa në fund të takimit, Presidentja Osmani dhe Ndihmësadministratorja, Erin E. McKee, do të deklarohen për media.

Kurse takimi me kryeministrin Kurti, do të zhvillohet në orën 15:45 në zyrën e tij.





Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika