APK: 78 kallëzime penale për mosdeklarim pasurie, mbi 100 gjoba për vonesa

78 është numri i rasteve të kallëximeve penale për mosdeklarim të pasurisë.

Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), Yll Buleshkaj për agjensinë e lajmeve EO.

“Jemi në proces të verifikimit të deklarimeve për vitin e kaluar, të cilat janë përfunduar këtë vit, përderisa e kemi përfunduar verifikimin e deklarimit të pasurisë që janë bërë në vitin 2024 për vitin 2023. Si rezultat i këtij procesi kemi dërguar në prokurori mbi 78 raste të kallëzimeve penale për të cilat besojmë që mund të ngriten kallëzime penale, sepse kemi evidentuar dallimin substancial të deklarimit të pasurisë nga ajo në të cilën kemi pranuar që i posedojmë informacionet publike. Secili nga këta zyrtarë është kontaktuar në proces dhe janë ballafaquar me ato që kemi gjetur. Secili nga ta ka pasur mundësinë që të ofrojë dokumentacionet të cilat e kishin arsyetuar atë dallim. Dokumentet duhet të jenë dokumente zyrtare”, tha Buleshkaj.

Mes të tjerash, ai theksoi se rastet në të cilat të përfshirë janë zyrtarë të nivelit të lartë, do hetohen nga Prokuroria Speciale.

“Ka edhe zyrtarë të nivelit të lartë. Rastet e tyre janë deleguar në Prokurorinë Speciale, sipas ligjit ata janë përgjegjës për të gjithë zyrtarët e lartë, e që përfshijnë nga drejtorët e departamenteve deri te Presidenti i vendit. E mira është që rastet po trajtohen dhe nuk kanë mbetur kallëzime penale në zyrat e Kryeprokurorit. Shpresojmë që secila informatë që e kemi dorëzuar në Prokurori të rezultojë me një aktakuzë dhe pastaj secili zyrtar që ka shkelur ligjin të marrë dënimin e merituar ashtu si e parasheh ligji, me burg efektiv apo me kusht, po ashtu me gjobën që mund ta shqiptojë gjyqësori.”

Përpos kallëzimeve penale, mangu nuk mbeti as shqiptimi i gjobave numri në total i të cilave, nuk është i ulët.

“Jemi në fazën e finalizimit të kallëzimeve penale që ndërlidhen me vonesën e deklarimit të pasurisë të këtij viti, përderisa kemi mbi 100 gjoba të shqiptuara. Tashmë, nga ajo çka kemi pranuar, ka shumë mundësi që do të dërgojmë më shumë se 20 kallëzime penale, sepse ata kanë pranuar gjobën dhe nuk e kanë kryer obligimin e tyre për të deklaruar pasurinë. Ne presim që të gjitha kallëzimet tona penale të kthehen në aktakuza, sepse ajo është parandalimi më i mirë i korrupsionit kur sistemi gjyqësor jep vendime meritore dënuese”, ka thënë Buleshkaj.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika