Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, ka shpallur fitoren e tij në këtë komunë.
Kësisoj, Tahiri ka ftuar të gjithë qytetarët e Mitrovicës që t’i bashkohen nga ora 22:00 në palestrën sportive “Minatori” për të nisur festën, njofton Dukagjini.
“Mitrovicë, faleminderit nga zemra! 💚 Sot fituam së bashku! Së bashku edhe do të festojmë! Ju pres sonte në orën 22:00, në Palestrën Sportive “Minatori”, ka shkruar Tahiri në Facebook.