Arrestohen 5 të dyshuar për prostitucion në Prishtinë

Arrestimi i dy femrave me shtetësi braziliane dhe meshkujve kosovarë ka ndodhur pasditen e së premtes, dhe me vendim të prokurorit, ata janë dërguar në procedurë të shpejtë në gjykatën kompetente

Policia e Kosovës

Dy femra dhe tre meshkuj janë arrestuar pasi ata dyshohen se janë marrë me prostitucion, në Prishtinë.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se, dy femrat e dyshuara janë shtetase braziliane, ndërsa meshkujt me shtetësi kosovare.

Arrestimi i 5 të dyshuarve ka ndodhur pasditen e së premtes, dhe me vendim të prokurorit, ata janë dërguar në procedurë të shpejtë në gjykatën kompetente.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar, dy femra shtetase braziliane dhe tre meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në procedurë të shpejtë në gjykatën kompetente”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika