Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar dy burra në Prishtinë, 56 dhe 51 vjeçar, të dyshuar për vjedhje.
Sipas njoftimit të policisë, të njëjtit ishin të dyshuar për së paku 15 raste të vjedhjeve, transmeton Dukagjini.
“Pas arrestimit, me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me së paku 15 raste të vjedhjeve, ku dyshohet se personat e arrestuar janë të përfshirë”, thuhet në njoftimin e policisë.