Arrestohen dy persona në Lipjan, sekuestrohen disa armë dhe municion

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se janë arrestuar dy persona të mërkurën pas tri bastisjeve në Lipjan, ku janë gjetur dhe sekuestruar disa armë dhe karikatorë të ndryshëm me municion

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se janë arrestuar dy persona të mërkurën pas tri bastisjeve në Lipjan, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë dhe karikatorë.

Prokuroria, përmes një postimi në “Facebook”, njoftoi se të arrestuarit H.A. dhe K.K, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i i armëve”, derisa janë sekuestruar tri pushkë, një kallashnikov dhe disa karikatorë.

Aktualisht, edhe një bastisje në disa lokacione është duke u kryer mbi dyshimin për mashtrim.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika