Arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohen armë e municion në Podujevë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se janë arrestuar dy persona nën dyshimet se janë përfshirë në aktivitete kriminale siç është importi, eksporti i armëve

Ilustrim





Dy persona janë arrestuar dhe janë konfiskuar një sasi e armëve dhe municionit, në Komunën e Podujevës.

Në këtë operacion policor kanë marrë pjesë edhe Njësia Speciale Operative dhe K9 (Njësia me qen).

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar tri armë, disa pjesë të armëve dhe mbi 200 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

“Gjatë këtij operacioni policor, janë sekuestruar këto prova materiale: tri armë (dy AK47, një revole), 219 fishekë kalibra të ndryshëm dhe pjesë për armë të kalibrave të ndryshëm, një maskë, dy telefona mobilë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndaj dy të dyshuarve është iniciuar rasti për përfshirje në dy vepra penale.

“Ndaj të dyshuarve iniciohet rasti, nën dyshimin e përfshirjes në dy vepra penale: ‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit të dy të dyshuarve, me aktvendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.





Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika