Arrestohen dy të dyshuar në Podujevë për përfshirje në fajde dhe detyrim

Të premten e 14 tetorit, Policia e Kosovës, ka arrestuar dy persona në Podujevë të dyshuar për veprat penale fajde dhe detyrim

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten e 14 tetorit, janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprat penale fajde dhe detyrim.

“Njësitet policore, nën dyshimin e përfshirjes në veprimtari penale, sot rreth orës 13:00, kanë arrestuar dy të dyshuar: B.L., (viti i lindjes 1965, mashkull kosovar) dhe A.Xh., (viti i lindjes 1978, mashkull kosovar)”, thuhet në njoftimin për media.

Gjatë zbatimit të planit operativ, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në koordinim me prokurorinë gjatë kontrollimit në tri lokacione në Podujevë, policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestrojë dy armë të gjata, 261 fishekë, një armë të shkurtër me karikator, një dylbi, 5 mijë euro.

Pamje nga gjësendet e sekuestruara, foto PK

Po ashtu, gjatë kontrollimit të policisë janë gjetur edhe disa kontrata e evidenca të ndryshme që dyshohet se lidhen me kryerjen e veprës pelene ‘fajde’.

“Pas intervistimit ndaj dy të dyshuarve iniciohet rasti nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: ‘fajde’ dhe ‘detyrim’”, thuhet tutje në njoftimin nga PK-ja.

Ndërsa, me akt-vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika