Arrestohen dy të dyshuar për hedhjen e granatës në parkingun e një lokali në Lipjan

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar se në orët e hershme të së shtunës [dje] kanë hedhur një granatë dore në parkingun e një lokali në Lipjan.

Policia përmes raportit ditor të saj njofton se nuk ka persona të lënduar dhe se me vendim të prokurorit është kryer bastisja e shtëpisë së njërit të dyshuar dhe është gjetur një armë gjuetie me 16 fishekë dhe një pushkë ajrore.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Lipjan  17.08.2024-02:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë hedhur një mjet shpërthyes (granatë dore) në parkingun e një lokali. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit është kryer bastisja në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një armë gjueti me 16 fishekë si dhe një pushkë ajrore. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika