Arrestohen dy të dyshuar për substanca narkotike, njëri nga ta shtetas maqedonas

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, në dy raste të ndara, për substanca narkotike.

Në rastin e parë policia ka identifikuar një person shtetas të Maqedonisë së Veriut, i cili dyshohej se kishte në posedim të gatshëm për shitje një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit heroinë.

Sipas njoftimit, të dyshuarit të lartcekur me veturë substancën e dyshuar narkotike ia kanë sjellë dy persona të tjerë, të cilët janë larguar me veturë nga vendi i ngjarjes.

Pas ndërhyrjes së policisë, te personi i dyshuar janë gjetur “6 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë të përgjithshme prej 6.137.6 gramë (6 kilogramë e 137 gramë), ku vlera e substancës së dyshuar narkotike, e cila është konfiskuar vlerësohet të jetë rreth 150.000 euro (njëqind e pesëdhjetë mijë euro)”.

“Të dyshuarit të lartcekur me veturë substancën e dyshuar narkotike ia kanë sjellë dy persona tjerë, të cilët janë larguar me veturë nga vendi i ngjarjes. Pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës, tek personi i dyshuar janë gjetur 6 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë të përgjithshme prej 6.137.6 gramë, ku vlera e substancës së dyshuar narkotike, e cila është konfiskuar vlerësohet të jetë rreth 150,000 euro”, thuhet në njoftim.

Ndërsa janë sekuestruar 2 telefonë celularë, një veturë dhe 4305 denarë të Maqedonisë Veriore.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë që i kanë sjellë me veturë paketimet me substancë narkotike, janë në kërkim policor.

Rasti i dytë ka ndodhur në Ferizaj, ku policia gjatë kontrollit të një veture ka gjetur një pako të cigareve, në brendi të së cilës ka qenë një qese najloni me substancë të dyshuar si e llojit kokainë.

Nën dyshimet se mund të gjendet edhe ndonjë sasi tjetër e narkotikëve është kontrolluar një shtëpi banimi në Ferizaj, ku jeton i dyshuari, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar “një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë të përgjithshme 38.62 gramë, vlera e substancës së dyshuar narkotike vlerësohet të jetë rreth 3500 euro” dhe “para në monedhë letre 50 euro dhe 1500 kruna suedeze”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është ndaluar për 48 orë.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika