Arrestohen katër persona në Pejë për veprën penale “detyrim”

Foto arkiv

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale të “detyrimit”, në kuadër të një operacioni policor të zhvilluar sot në rajonin e Pejës.

Operacioni është realizuar nga Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me hetimet rajonale në Pejë dhe me mbështetje të njësive të tjera relevante, nën koordinimin e Prokurorisë Themelore në Pejë thuhet në komunikatën për media të policisë.

Sipas Policisë, të dyshuarit dyshohet se përmes kërcënimeve të ndryshme i kanë pamundësuar viktimës shfrytëzimin e pronës së tij, duke e detyruar të paguajë shumën prej 30.000 euro për të rimarrë posedimin faktik të pronës së blerë në mënyrë të ligjshme.

Pas arrestimit, katër të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë. Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Shija e redaktorit

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Fitore e jashtëzakonshme me nokaut nga Usyk, e rrëzon Duboisin...

Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk e...

Të fundit nga rubrika