Arrestohen në bjeshkët e Istogut dy tё dyshuar për grabitje në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për një grabitje të armatosur që kishte ndodhur në një këmbimore në Pejë.

Sipas njoftimit të Policisë, më 28 janar 2026, rreth orës 15:45, autoritetet janë njoftuar për një grabitje në rrugën “Eliot Engel”, ku dy persona të maskuar kishin hyrë në një lokal këmbimi valutor dhe, nën kërcënimin e thikës, kishin grabitur rreth 1,000 euro, njofton Dukagjini.

Po ashtu bëhet e ditur se pas një pune intensive të njësive hetimore rajonale në bashkëpunim me Stacionin Policor në Istog, dy personat e dyshuar janë lokalizuar dhe arrestuar më 30 janar 2026, rreth orës 23:00, në bjeshkët e Istogut.

“Pas njё pune intensive tё hetuesve tё sektorit rajonal pёr Hetime, nё bashkёpunim me njёsitet e Stacionit Policor nё Istog, me datё 30.01.2026, rreth orёs 23:00, nga zyrtaret policor tё Stacionit Policor nё Istog, janё lokalizuar dhe arrestuar nё bjeshkёt e Istogut, dy persona tё dyshuar pёr rastin e grabitjёs tё ndodhur me datё 28.01.2026. Pas intervistimit nga hetuesit e sektorit rajonal pёr hetime, dy tё dyshuarit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё, tё njëjtit dyshohen edhe pёr njё grabitje tjetёr e cila ka ndodhur me datёn 21.12.2025, nё rrugën “Bekim Berisha” nё Pejё”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika