Arrestohen tre persona të dyshuar për trafikim me njerëz

Në raportin 24 orësh të Policisë, është bërë e ditur se janë arrestuar dy shtetas të Shqipërisë dhe një kosovar, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale "Trafikim me njerëz"

Policia e Kosovës





Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjilan janë arrestuar tre persona të dyshuar për trafikim me njerëz.

“Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve nga njësitet relevante , janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj, dy shtetas të Shqipërisë dhe një kosovar, pasi dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Sipas njoftimit, në cilësi të provave materiale, janë gjetur dhe konfiskuar: një veturë, 2650 euro dhe tre telefona mobil.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.





Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika