Arrestohet 18-vjeçari që shtiu me armë zjarri në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një 18-vjeçar, me inicialet O.B., nën dyshimin se të dielën ka shtënë me armë zjarri në rrugën “Sheshi i Arbërit” në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur më 10 gusht. Sipas njoftimit të policisë, menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet e stacionit policor Veriu kanë ndërmarrë veprimet hetimore dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin.

Pas intervistimit, O.B. është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës”.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika