Policia e Kryeqytetit ka arrestuar një 20-vjeçar të kërkuar nga drejtësia për veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.
I arrestuari me inicialet B.B.C., shtetas i Republikës së Kosovës, ishte i dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim.
Ai është kapur mbrëmjen e kaluar nga njësitë e Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit dhe menjëherë pas arrestimit është dërguar në vuajtje të dënimit.