Një person është arrestuar të hënën nën dyshimin se ka dhunuar një person që ishte raportuar më parë i zhdukur dhe më pas u gjet.
Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar se më 9 mars, pas veprimeve hetimore, është identifikuar dhe shoqëruar në stacion i dyshuari dhe një dëshmitar.
Dëshmitari u lirua pas intervistimit, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.