Arrestohet i dyshuari për vrasjen e mbrëmshme në Prizren

Është arrestuar i dyshuari Aziz Gashi, i cili kërkohej nga mbrëmë për vrasjen e B.M., në lagjen “Arbana” në Prizren

Është arrestuar i dyshuari Aziz Gashi, i cili kërkohej nga mbrëmë për vrasjen e B.M., në lagjen “Arbana” në Prizren.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai ka thënë se i dyshuari është arrestuar në fshatin Tërpezë të komunës së Malishevës, ndërsa në një objekt tjetër është gjetur arma me të cilën dyshohet se ka kryer krimin.

“Sot me datë 04.09.2023 kanë vazhduar veprimet operative hetimore për të lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin e rastit të vrasjes së djeshme në Prizren. Gjatë ditës së sotme me urdhër Prokurorit dhe me autorizim te Gjykatës Themelore, është bastisë një lokacion në Malishevë ku është dyshuar se mund të gjendet I dyshuari, në atë lokacion nuk është gjet i dyshuari por është gjet një armë-pushkë automatike që dyshohet se është përdor në rastin e krimit”, ka thënë Bytyqi.

“Veprimet operative-hetimore kane vazhduar duke kontarolluar lokacione të ndryshem, kryesisht në rrethinën e Malishevës. Me vonë në orët e mbrëmjes është lokalizuar dhe është arrestuar i dyshuari. Arrestimi I të dyshuarit është bërë në fshatin Tërpez të Malishevës”.

Ai theksoi se në operacion për arrestimin e të dyshuarit përveç Sektorit të Hetimeve të Drejtorisë të Policisë në Prizren kanë asistuar edhe Drejtoria Rajonale e Policisë së Gajokvës dhe njësi të tjera , si K9 etj.

Policia ka bërë të ditur në raportin 24-orësh se i dyshuari dhe viktima kishin pasur një mosmarrëveshje e cila kishte sjellë deri tek rasti tragjik.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika