Një shtetas i huaj është vënë në pranga të mërkurën në Gjakovë, pasi dyshohet për përfshirje në një rast të vjedhjes së rëndë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, hetimet kanë zbuluar se më 24 gusht ai kishte vjedhur një trotinet elektrik, pronë e një qytetari kosovar.
“Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, më 27.08.2025 është arrestuar i dyshuari shtetas i huaj për shkak se dyshohet se më 24.08.2025 kishte vjedhur një trotinet elektrik nga viktima mashkull kosovar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.