Arrestohet një grua në Shtime, dyshohet se kanosi me thikë një mjek në QKMF

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një grua në Shtime, pasi ajo dyshohet se kërcënoi me thikë një mjek në QKMF të Shtimes

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një grua në Shtime, pasi dyshohet se kërcënoi me thikë një mjek në QKMF të Shtimes.

“Stacioni policor në Shtime, sot rreth orës rreth orës 13:00 ka pranuar një informacion nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Shtime se është një rast i kanosjes. Në lidhje me këtë, policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarën B.B (F/K) e moshës 47 vjeçare, e cila me një mjet të mprehtë (thikë) kishte kanosur një mjek të kësaj qendre”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, e dyshuara është ndaluar për 48 orë dhe rasti është iniciuar si “Kanosje”.

“Policia të dyshuarën më pas e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimiT nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Kanosje”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika