Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën mbrëma në Prishtinë ka ndaluar një person të dyshuar, pasi ai kishte kanosur zyrtarët policorë.
Gjatë kontrollit afër veturës së tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, e cila dyshohet të ishte në pronësi të të dyshuarit.
Rasti po hetohet nga njësitë relevante, ndërsa policia ka bërë të ditur se ndaj tij do të ndërmerren veprimet ligjore për veprën penale “Kanosje ndaj personit zyrtar”.