Arrestohet një person, dyshohet se sulmoi fizikisht dy zyrtarë policorë

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se të premten është arrestuar një person, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë

Policia e Kosovës (ilustrim)

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten e tre shkurtit është arrestuar një person, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

PK bën të ditur se personi ka sulmuar zyrtarët policorë në momentin kur ata ishin duke i shqiptuar atij një gjobë për kundërvajtje në trafik.

Kësisoj, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë të cilët ishin duke i shqiptuar atij një gjobë për një kundërvajtje në trafik. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika