Arrestohet një person në Istog, dyshohet se ka dhunuar një 15-vjeçare

Një person është arrestuar në Istog pasi po dyshohet se ka dhunuar një 15-vjeçare në shtator të vitit 2021

Ilustrim





Policia e Kosovës ka njoftuar se një 15-vjeçare është dhunuar seksualisht në Istog në shtator të vitit të kaluar, ndërsa rasti në polici është hapur të hënën e 24 tetorit.

Sipas raportit 24 orësh, personi që dyshohet ta ketë dhunuar të miturën është arrestuar, dhe nga ana e prokurorit i është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh.

Po ashtu, thuhet se i dyshuari gjendet në spital për shkak të një operimi të mëhershëm në mbikëqyrje të policisë.

“Viktima femër kosovare 15 vjeçare ka njoftuar policinë se është dhunuar nga i dyshuari m/kosovar. Viktima ka pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe psikiatrik, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe nga ana e prokurorit i është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh. I njëjti gjendet në spital për shkak të një operimi të mëhershëm në mbikëqyrje të policisë”.





Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika