Arrestohet një person në Mitrovicë, iu konfiskuan një pistoletë, dy maska, dy shufra metali dhe të drurit

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person nga Mitrovica e Jugut për armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person nga Mitrovica e Jugut, nën dyshimet për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

Sipas njoftimit, të dyshuarit me inicialet F.A 22 vjeçar i janë konfiskuar një pistoletë, dy maska, dy shufra të metalit dhe dy të drurit.

“Arrestimi i të dyshuarit është bërë në rrugën “Dëshmorët e 1903” në kohen kur njësia policore gjatë kontrollit të detajuar në automjetin me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari është gjetur dhe është konfiskuar një armë e llojit pistoletë , dy kapela te zeza (maska), dy shufra metali dhe një shufër druri”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit, “me urdhër të  prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit,  ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale [Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve]”.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika