Arrestohet një person në Mitrovicë, shkaktoi zjarr pasi hodhi cigaren e ndezur

Ilustrim

Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi dyshohet se ka shkaktuar zjarr pasi hodhi një cigare të ndezur.

Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Tuneli i Parë, Mitrovicë jug 16.08.2025-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti duke hedhur një cigare të ndezur kishte shkaktuar zjarr. Njësitet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.”, thuhet në raport.

Rasti është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika