Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se kanosi zyrtarët policorë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimin se ka kanosur zyrtarët policorë

Është arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimin se ka kanosur zyrtarët policorë.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë.

Kjo, pasi i dyshuari kishte shkuar në vend të ngjarjes në një aksident trafiku, ku i dyshuar ishte djali i tij dhe kishte kërkuar nga zyrtarët policorë që ai të marrë përgjegjësinë për rastin, pasi djali i tij nuk posedonte patentë shofer.

Por, pasi kërkesa e tij është refuzuar nga zyrtarët policorë dhe sqaruar se ligjërisht nuk lejohet, i dyshuari i kishte fyer dhe kanosur zyrtarët policorë.

Rasti është inicuar si “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

“Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika