Arrestohet një person për dhunim, iu prezantua një gruaje rrejshëm si polic

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës, ka njoftuar se një person nga komuna e Prishtinës është arrestuar nën dyshimet se e ka dhunuar një grua.

Sipas policisë, i dyshuari i është prezantuar viktimës rrejshëm si zyrtar policor.

“Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, sot kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale të dhunimit, të raportuar më datë 10.09.2022. Puna disa mujore e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar dhe arrestimin e tij”, thuhet në njoftim.

“R.S,  mashkull 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se veprën e dhunimit, ndaj ankueses (femër) e ka kryer, duke u prezantuar rrejshëm (si zyrtar policor)”, vijon njoftimi.

Me vendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, sipas policisë personi i dyshuar është dërguar në vuajtje të dënimit, pasi që ndaj tij kanë qenë 7 urdhëresa aktive nga Gjykata.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika