Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një burrë në Pejë.
Sipas raportit 24-orësh, dyshohet se i njëjti ka kryer marrëdhënie me një femër, e cila më 19 shkurt ishte raportuar e zhdukur nga familjarë e saj, njofton Dukagjini.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Pejë / 19.02.2026 – 16:00. Me 21.02.2026 është arrestuar i dyshuari m/k, për shkak të dyshimit se kishte kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e viktimës f/k. Viktima dy ditë më parë nga familjarët e saj është raportuar person i zhdukur. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.