Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 13 gusht 2025 ka arrestuar një të dyshuar mashkull kosovar, lidhur me një rast të lëndimit të rëndë trupor të ndodhur më 2 gusht 2025, rreth orës 23:25, në Bërnicë të Poshtme, Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, i dyshuari ka vepruar së bashku me një person tjetër, i cili aktualisht është në kërkim policor.
Viktimat e rastit kanë marrë tretman mjekësor.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.