Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale vjedhje e rëndë, e cila dyshohet se ka ndodhur më 28 shkurt 2025 në fshatin Sharban të Prishtinës.

Personi i dyshuar është identifikuar si M.M., 31 vjeç, shtetas i Malit të Zi.

“Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka arrestuar sot një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale vjedhje e rëndë, e cila dyshohet se ka ndodhur më 28.02.2025 në fshatin Sharban të Prishtinës.
I dyshuari ishte identifikuar më herët falë veprimeve operative dhe hetimore të Sektorit të Hetimeve të Kryeqytetit dhe ishte shpallur në kërkim policor. Si rezultat i këtyre veprimeve, ai është ndaluar dhe arrestuar gjatë ditës së sotme.
Personi i dyshuar: M.M., 31 vjeç, shtetas i Malit të Zi, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale, si dhe në garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika