Arrestohet një rus në Grizhan të Zveçanit, hyri në Kosovë ilegalisht

Policia e Kosovës

Një shtetas rus është arrestuar në Zveçan pasi dyshohet se nuk figuronte se ka hyrë në Kosovë në mënyrë të rregullt.

Në raportin 24-orësh të policisë, thuhet se kjo u vërejt gjatë legjitimimit të dokumenteve dhe verifikimit në sistem hyrje-dalje kufitare.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Kalim i paautorizuar i kufirit”.

“Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Rusisë, pasi që gjatë legjitimimit të dokumenteve dhe verifikimit në sistem hyrje-dalje kufitare, i dyshuari nuk figuron se ka hyrë në RKS në mënyrë të rregullt. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari  është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika