Arrestohet personi me të meta mendore i cili iu drejtua KFOR-it me armë imitim

Një individ i cili besohet të jetë me të meda mendore  i është drejtuar në mënyrë agresive një patrulle të KFOR-it në Mitrovicë.

Ai është arrestuar nga Policia e Kosovës. Fillimisht, individi u duk se po bartte armë, por më pas u zbulua se ajo ishte vetëm një imitim.

“Sot pasdite, në afërsi të urës së Austerlizit në anën veriore të komunës së Mitrovicës, një person mbante diçka që dukej si armë zjarri. Ai nisi të sillej në mënyrë agresive ndaj një patrulle të Karabinierit, në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe të misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO-ja”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Personeli i KFOR-it ka siguruar veten dhe e ka urdhëruar personin të ndalte qasjen agresive. Më pas, dy njësi policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe e kanë arrestuar individin.

“Arma është identifikuar si imitim i revoles Ëalther P99. Individi ishte i njohur për autoritetet lokale, si person që vuan nga shëndeti mendor. Ai aktualisht po mbahet nga Policia e Kosovës, në pritje të procedurave të mëtejme”, thuhet më tej në njoftimin e KFOR-it.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika