Arrestohet personi që dyshohet se përfitoi dhjetëra mijëra euro nga subvencionet

Policia e Kosovës, ka njoftuar, ka bërë të ditur se është arrestuar një person i cili dyshohet se në mënyrë të jashtëligjshme ka përfituar nga subvencionet

Ilustrim

Policia e Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar personi me inicialet XH.U, i cili dyshohet se për mashtrim me subvencione.

Xh.U, dyshohet se në mënyrë të jashtëligjshme duke paraqitur të dhënave të rreme dhe duke ushtruar ndikim, në vitin 2020 ka përfituar dhjetëra mijë euro nga subvencionet.

“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit- Sektori i Hetimeve të Korrupsionit, pas zhvillimit të hetimeve me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, lidhur me dyshimet për keqpërdorime me subvencione, ka siguruar prova dhe dëshmi se personi i dyshuar me iniciale (XH.U.), përmes paraqitjes së dëshmive dhe të dhënave të rreme dhe duke ushtruar ndikim të kundërligjshëm ka përfituar subvencion në vlerë prej dhjetëra mijë euro në vitin 2020”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë për procedurë të mëtejme ligjore.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika