Arrestohet personi që goditi këmbësoren në Fushë Kosovë

Është arrestuar personi i cili ka goditur një këmbësore gjatë ditës së diel në Fushë Kosovë, e më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar personi i cili ka goditur një këmbësore gjatë ditës së diel në Fushë Kosovë, së cilës i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, e më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Të hënën rreth orës 09:40, në njoftimin nga Njësiti i hetimeve të Trafikut Rajonal të Prishtinës, bëhet e ditur se është identifikuar personi dhe automjeti që ka qenë i përfshirë në aksidentin e ndodhur të dielën, në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku  është lënduar rëndë një këmbësore.

Fillimisht, nga hetuesit është përcjellë automjeti i dyshuar derisa ka arritur në një autoservis në Çagllavicë.

May be an image of car and outdoors
Vetura e dëmtuar

Reagimi i shpejtë i hetuesve ka mundësuar arrestimin e personit të dyshuar si dhe konfiskimin e automjetit të tipit Opel Corsa, i cili ishte i dëmtuar.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, rasti do të përcillet në koordinim me Prokurorin e shtetit.

Gjatë ditës së diel, një veturë kishte goditur një këmbësore në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ndërsa shoferi kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Për RTV Dukagjini rasti ishte konfirmuar nga zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

”Rreth orës 11:00, në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor”.

Godet një person me veturë dhe ik nga vendi i ngjarjes

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika