Arrestohet shtetasi serb në Morinë, ishte në kërkim ndërkombëtar

Shtetasi serb, Dejan Stanojevic është arrestuar në pikën kufitare në Morinë me qëllim ekstradimin drejt Serbisë, i cili ka qenë në kërkim ndërkombëtar, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"

Drejtoria vendore e Policisë, Kukës





Në pikën kufitare në Morinë është arrestuar 49-vjeçari me shtetësi serbe, Dejan Stanojevic i cili ka qenë në kërkim ndërkombëtar, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Stanojevic banonte në Ferizaj, për të cilin policia ka njoftuar se pas arrestimit “Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet serbe do të vijojë procedurat për ekstradimin e tij”

Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Beogradi, Serbi, pasi Gjykata e Lartë e Beogradit, e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga legjislacioni penal i Serbisë.





Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika