Arritjet dhe planet për vitin 2023, Kurti falënderon anëtarët e kabinetit qeveritar për punën gjatë 2022-tës

Zyra e Kryeministrit dhe kabinetet politike të ministrive mbajtën punëtori, u prezantuan arritjet e deritanishme dhe planet për këtë vit

Gjatë dy ditëve të kësaj fundjave, zyra e Kryeministrit së bashku me kabinetet politike të ministrive kanë zhvilluar punëtori të përbashkët.

Në këto takime, të ndara sipas shtyllave bazë të Planit Kombëtar të Zhvillimit, ministritë prezantuan rezultatet, arritjet dhe sfidat tyre gjatë vitit të kaluar, si dhe planet dhe synimet për vitin 2023.

Kryeministri Kurti i falënderoi anëtarët e kabinetit qeveritar dhe stafin e tyre për punë përgjatë vitit 2022.

“Ai i ftoi ata edhe për më shumë angazhim në vitin 2023 në realizimin e punëve të nisura dhe zotimeve të programit qeverisës për qeverisje të mirë, siguri dhe sundim të ligjit, zhvillim të  barabartë dhe ekonomi të fortë dhe të​ qëndrueshme”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Anëtarët e kabinetit qeveritar

Ndryshe, kryeministri Kurti, të dielën e 22 janarit, ka vizituar komunat e prekura nga vërshimet si Skenderaj e Mitrovicë.

Ai ka thënë se Qeveria po bashkëpunon me komunat për t’i mbështetur qytetarët për ta tejkaluar situatën.

“Qeveria dhe komunat po punojnë bashkë në mbështetjen e qytetarëve dhe tejkalimin e kësaj situate”, ka shkruar Kurti.

Ai ka falënderuar për angazhim të gjithë, derisa u shpreh se e mira e kësaj, është fakti që nuk ka jetë të humbura nga vërshimet.

Kurti rendit dëmet në Skenderaj e Mitrovicë: Shumë kafshë të ngordhura, rrezik për epidemi

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika