Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka vizituar kompaninë farmaceutike Komot Pharmaceutical në Prizren, të cilën e ka cilësuar si model të sipërmarrjes në fushën e farmaceutikës.
Abrashi tha se kjo kompani me staf të ri dhe profesional po zhvillon produkte inovative me standarde evropiane, duke kontribuar jo vetëm në krijimin e vendeve të reja të punës, por edhe në sjelljen e vlerave të reja për shëndetësinë dhe ekonominë e vendit.
“Ky është shembull i sipërmarrjes që jo vetëm krijon punësim, por edhe sjell vlera të reja në shëndetësi dhe ekonomi. Si kryetar i ardhshëm i Prizrenit, zotimi im është që bizneset e tilla të kenë mbështetje dhe kushte për t’u rritur edhe më shumë,” ka shkruar Abrashi në Facebook.