ASK: Ekonomia e Kosovës u rrit me 4.58% në TM2 të këtij viti

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat për Bruto Produktin Vendor në tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2025, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve. Të dhënat tregojnë se BPV-ja ka shënuar rritje reale prej 4.58% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Sipas raportit të ASK-së thotë se këto të dhëna pasqyrojnë një performancë pozitive të ekonomisë së Kosovës në tremujorin e dytë të këtij viti.

Sipas ASK-së, rritje kanë shënuar disa sektorë kyç të ekonomisë, përfshirë: Aktivitetet financiare dhe të sigurimit (8.79%), aktivitetet profesionale, teknike dhe të shërbimeve administrative (4.27%), ndërtimtaria (4.15%), tndustria përpunuese (3.34%), tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimet ushqimore (3.62%), bujqësia, pylltaria dhe peshkimi (2.98%), informacioni dhe komunikimi (2.38%) dhe aktivitetet e pasurive të paluajtshme (0.44%).

Në anën tjetër, rënie u regjistrua tek industria nxjerrëse, energjia elektrike, gazi, furnizimi me ujë dhe menaxhimi i mbeturinave, me një tkurrje prej -6.79%.

Nga ana e shpenzimeve, rritjen e BPV-së e kanë ndikuar: Eksporti i mallrave dhe shërbimeve (10.42%), importi i mallrave dhe shërbimeve (13.23%), formimi i bruto kapitalit (10.99%), dhe konsumi final i ekonomive familjare dhe i institucioneve jofitimprurëse që i shërbejnë ekonomive shtëpiake (3.91%).

ASK thekson se këto të dhëna pasqyrojnë një performancë pozitive të ekonomisë së Kosovës në tremujorin e dytë të këtij viti, me rritje të dukshme në sektorët e shërbimeve dhe investimeve./RTK

 

 

 

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika