Gashi: Po qarkullojnë informata për marrëveshje Kurti-Osmani-Abdixhiku për rizgjedhjen e presidentes

Analisti politik Astrit Gashi ka komentuar mundësinë e rizgjedhjes së Vjosa Osmanit presidente të Kosovës, duke përmendur edhe skenarë të mundshëm të marrëveshjeve politike mes partive kryesore në vend.

Gjatë Debat Plusit, Gashi fillimisht ka bërë një koment ironik lidhur me përkrahjen që, sipas tij, gëzon aktualisht Osmani.

“Momentalisht Vjosa Osmani në realitet i ka nja dy-tre përkrahës ose vota. Një është Tayna, dy është Valdrin Sahiti, dhe treta nëse nuk iu ka idhnu për Taynën është Dafina Zeqiri. Kërkon tjetër se s’ka. Momentin këto tri vota i ka në tavolinë Vjosa Osmani, që mundet t’i pres. Tash kthemi seriozisht”, ka thënë Gashi.

Ai ka pohuar se në qarqe politike po qarkullojnë informata për një marrëveshje të mundshme trepalëshe mes Vjosa Osmanit, kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Ka një marrëveshje trepalëshe Osmani, Kurti, Abdixhiku. Që do ta nënkuptonte një qeverisje të përbashkët me dy-tri ministri për LDK-në. Me një zgjedhje të Vjosa Osmani presidente… prapë po them nuk janë të konfirmuara, janë gjëra që kanë rrjedh si informata”, ka shtuar Gashi.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika