ASU Universiteti më inovativ në SHBA për 11 vite – partneritet ekskluziv me UNI-Universum International College

Arizona State University (ASU) është renditur përsëri universiteti Nr. 1 në inovacion në SHBA, për të njëmbëdhjetin vit me radhë, sipas U.S. News & World Report. ASU ka lënë pas universitete prestigjioze si MIT dhe Stanford University, duke u vlerësuar për përparimet në kurrikulë, teknologji dhe jetën studentore.

Përveç inovacionit, ASU u rendit edhe në top 3 për përvojën e studentëve të vitit të parë dhe në top 5 për praktika dhe internship-e.

UNI Universum International College – partner i ASU-së në Kosovë

Ky sukses i jashtëzakonshëm i ASU-së ka një domethënie të veçantë edhe për Kosovën, pasi UNI Universum International College është partner i drejtpërdrejtë i ASU-së.
Falë këtij bashkëpunimi, studentët e UNI-së kanë mundësi të studiojnë një vit në Kosovë dhe të vazhdojnë studimet në kampuset e ASU-së në SHBA, duke përfituar nga përvoja dhe resurset e një universiteti që për 11 vjet rresht është shpallur lider në inovacion.

📌 Apliko tani: universum-ks.org/kerko-info
📧 Email: aplikimet@universum-ks.org
📱 Viber & WhatsApp: +383 44 144 062