Atletico nuk arrin të fitojë ndaj Club Brugge, belgët kalojnë tutje nga faza e grupeve

Ndeshja e luajtur të mërkurën mes Atletico Madridit dhe Club Bruggen, ka përfunduar me rezultat zero-zero, pati shumë përpjekje për fitore por asnjëra nga ekipet nuk e arriti këtë, megjithatë ky barazim Bruggen e ndihmon të kalojë nga faza e grupeve, ndërsa Atletico ka katër pikë





Atletico Madridi ka luajtur të mërkurën e 12 tetorit me Club Bruggen, që ndeshja u nda me rezultat 0-0 në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Pjesa e parë solli raste nga të dyja palët me mysafirët që rrezikuan fillimisht.

Ferran Jutgla guajti në minutën e 10-të, por pa sukses. Pas tij Antoine Griezmann që provoi për të shënuar por Simon Minglone priti.

Angel Correa lëshoi rast të mirë në minutën e 20-të, ndërsa goli i Saul Niguez u anulua për pozitë jashtë loje.

Kështu, Mignolet sërish ishte në krye të detyrës në minutën e 26-të, kur priti goditjen e Griezmann.

Në fund të pjesës së parë u prit një penallti për Bruggen, por gjyqtari e anuloi pasi e akordoi, duke e ndryshuar mendimin nga VAR-i.

Në pjesën e dytë Atletico Madridi provoi shumë që të fitojë ndeshjen, sidomos në minutat e fundit.

Alvaro Morata dhe Matheu Cunha kishin raste të mira, por portieri në të dyja rastet ishte në vend.

Brugge me këtë barazim ka dhjetë pikë dhe ka kaluar nga faza e grupeve, pasi Atletico si e dyta është me katër pikë.

 

 





Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika