Atmosferë e zgjedhjeve të parakohshme, dialogu dhe KiE arsyet e mundshme

Komplikimi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe mundësia e dështimit të këtij procesi si dhe përgjithësisht dialogu, po jepen si opsione që vendi mund të shkoj në zgjedhje të parakohshme. Sipas njohësve të çështjeve politike, zgjedhjet në këtë periudhë do t’i konvenonin pushtetit por edhe opozitës

Ndonëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti partitë opozitare i kishte ftuar që të flasin për agjendën legjislative të Kuvendit, përfundimi i saj, ashtu edhe siç pritej, temë kryesore doli të jetë diçka tjetër.

Në Kuvend e diskursin publik kritikuan shpesh njëri-tjetrin por të hënën u bën bashkë Kurti  e kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi për të fol edhe për zgjedhjet e parakohshme.

Për profesorin Abit Hoxha, janë dy çështje që kanë çuar deri këtu – mundësia e dështimit të anëtarësimit në Këshill të Evropës dhe presioni për Asociacionin, për të cilat Qeveria nuk dëshiron t’i faturohet dështimi.

“Atmosfera e zgjedhjeve mund të vjen edhe si rezultat i ndonjë dështimi të paraparë prej mos-anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe mund të ketë edhe presione të tjera për asociacionin dhe çështje të tjera që lidhën me dialogun të cilat Qeveria e tanishme nuk dëshiron të i shtyj përpara dhe vendosshmëria mund t’i kaloj trupit elektoral prandaj mund të thirret për zgjedhje të parakohshme”, tha Abit Hoxha – Profesor.

Ndërsa, Belzim Kamberi nga Instituti “Musine Kokalari” po konsideron se diskutimi për zgjedhje të parakohshme në situatën aktuale i shkon për shtati më së shumti Qeverisë.

“Ajo që duket fillimisht është që kjo qeveri dhe Kryeministri janë të interesuar që ta bëjnë temë së paku çështjen e zgjedhjeve, që të flitet sa më shumë për mundësinë e zgjedhjeve të reja ndërkaq opozitës i përshtatet që të ketë sa më shpejtë zgjedhje”, tha Belgzim Kamberi – Instituti “Musine Kokalari”.

Kurti të hënën takoi vetëm përfaqësuesit e PDK-së pasi që LDK dhe AAK refuzuan të jenë pjesë e darkës së punës siç e kishte quajt kryeministri i Kosovës në ftesën e tij.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika