Autoritetet: Shpërthimi i ujërave të zeza nxori trenin nga binarët në Gjermani

Dalja e një treni nga binarët në jugperëndim të Gjermanisë, që ka rezultuar me tre persona të vdekur të dielën, mund të jetë shkaktuar nga një shpërthimi i ujërave të zeza, kanë thënë zyrtarë policorë dhe prokurorë të hënën.

“Besohet se shiu i rrëmbyeshëm në zonën e aksidentit e ka shkaktuar derdhjen e një boshti ujërash të zeza”, ka thënë policia e Ulmit dhe prokurorët përmes një komunikate të përbashkët.

“Uji ka nxitur rrëshqitjen e dheut pranë binarëve dhe kjo ka rezultuar me daljen e trenit jashtë tyre”, është thënë mes tjerash në komunikatë.

Rreth 100 pasagjerë kanë qenë në tren kur ka ndodhur aksidenti në qytezën Ridlingen, në zonën e Shtutgartit.

Sipas shërbimeve të motit, në kohën e aksidentit janë regjistruar disa stuhi në atë rajon.

Autoritetet kanë thënë se tre persona kanë vdekur, përfshirë shoferin dhe një pjesëtar të stafit.

Të paktën 41 persona janë plagosur dhe disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Trafiku është ende i pezulluar në zonën e aksidentit, sepse aty kanë nisur hetimet dhe pastrimi i zonës.

Sipas autoriteteve, hetimet fillestare nuk tregojnë për ndonjë ndërhyrje të paligjshme.

Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se është në kontakt me autoritetet gjermane dhe që deri më tani nuk ka asnjë konfirmim që ndonjë shtetas kosovar është në mesin e viktimave apo të lënduarve./RadioEvropaeLirë

Shija e redaktorit

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Të fundit nga rubrika