Autoritetet turke arrestojnë kryetarin e një bashkie të Stambollit dhe 40 zyrtarë të tjerë

Autoritetet turke i kanë arrestuar të premten kryetarin e një bashkie të rëndësishme të Stambollit, së bashku me rreth 40 zyrtarë të tjerë, duke e zgjeruar fushatën kundër opozitës në vend.

Inan Guney, kryetar i bashkisë së Beyoglut në Stamboll, u dërgua në paraburgim si pjesë e një hetimi për korrupsion, raportoi Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu.

Sipas gazetës Birgun dhe mediave të tjera turke, ndër të arrestuarit janë edhe truproja i Guney, këshilltari i tij dhe ndihmës të tjerë.

Komuna e Beyoglut drejtohet nga partia kryesore e opozitës, Partia Popullore Republikane (CHP). Bashkitë nën kontrollin e CHP-së janë përballur me valë arrestimesh këtë vit, duke filluar me arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, në muajin mars.

Imamoglu, një figurë e njohur opozitare, shihet gjerësisht si sfiduesi kryesor ndaj sundimit dydekadësh të presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe është kandidati i CHP-së për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.

Kritikët thonë se veprimet ligjore janë të motivuara politikisht dhe synojnë të minojnë ndikimin gjithnjë në rritje të CHP-së.

Qeveria e Erdoganit këmbëngul se gjykatat funksionojnë në mënyrë të pavarur dhe pa ndërhyrje politike.

Stambolli dhe disa qytete të tjera të mëdha kaluan nën drejtimin e CHP-së në vitin 2019, pasi opozita e zgjeroi më tej kontrollin e saj në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.

Arrestimi i Imamoglut çoi në protestat më të mëdha në Turqi për më shumë se një dekadë./REL

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika