AUV: Majoneza shkak i helmimit të nxënësve në Mitrovicë

"Të gjithë pacientët kishin konsumuar ushqim në “Fast Food On Top” më datë 5 dhe 6 Tetor, 2023 para dite dhe pasdite (hamburgerë me pleskavicë, dyner, chicken burger, majonez, ketchup  dhe sallatë ruse). Pas njoftimit, Inspektorët Sanitarë të AUV-së në Mitrovicë menjëherë kanë dalë në vend ngjarje bashkë me ekipin e QRSHP-ës dhe Policisë"

Mitrovica Jugore

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se majoneza dhe majoneza me përshutë kanë rezultuar me Salmonella Enteritidis në rastin e helmimit të 30 personave në Mitrovicë.

Siç njofton AUV-u, kjo u dëshmua pas inspektimit në lokalin gastronomik të ushqimeve të shpejta në lokalin ku janë helmuar nxënësit.

“Majonezi dhe majonez me përshutë kanë rezultuar me Salmonella Enteritidis në rastin e helmimit në Mitrovicë

Më datë 6 tetor 2023 pas orës 18:00, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në urgjencën e QKMF në Mitrovicë, pacient si raste të dyshimta në helmim  me ushqim me shfaqje të simptomave: temperaturë, ethe, dhimbje barku, mundim, vjellje, dhembje të muskujve dhe kokëdhimbje. Kryesisht persona (nxënës të shkollave fillore, gjimnazit, shkollës ekonomike dhe shkollës së mesme të muzikës, e cila gjendet afër lokalit “Fast Food On Top”). Të gjithë pacientët kishin konsumuar ushqim në “Fast Food On Top” më datë 5 dhe 6 Tetor, 2023 para dite dhe pasdite (hamburgerë me pleskavicë, dyner, chicken burger, majonez, ketchup  dhe sallatë ruse). Pas njoftimit, inspektorët sanitarë të AUV-së në Mitrovicë menjëherë kanë dalë në vend ngjarje bashkë me ekipin e QRSHP-ës dhe Policisë”, thuhet në njoftim.

“Inspektorët bashkë me Policë kanë nisur inspektimin në lokalin gastronomik të ushqimeve të shpejta “Fast Food On Top”, Rr. Skënderbeu, Mitrovicë. Fillimisht është ndaluar puna e lokalit sipas legjislacionit në fuqi. Janë marrë katër (4) mostra të ushqimit (hamburger, mishi i pulës, dyner, majonez dhe sallatë ruse). Ato janë dërguar për ekzaminim mikrobiologjik në QLT – IKShPK. Janë marrë katër (4) strisho të mjeteve të punës: nga pjata e servimit të ushqimit, nga shkopi i dynerit, nga tavolina para frigoriferit, nga kapësja e ushqimit. Një strisho nga duart e personit që ka përgatitur dhe shërbyer ushqimin.

Në bazë të hulumtimit epidemiologjik dhe rezultateve mikrobiologjike, vlerësohet Epidemi kolektive e shkaktuar nga Salmonella Enteritidis. Salmonella Enteritidis u izolua në mostra të ushqimit (majonez dhe majonez me përshutë) dhe në mostra humane. Staphylococcus aureus u izolua në strishot e marra nga duart e personit që ka përgatitur dhe shërbyer ushqimin, si dhe nga kapësja e ushqimit. Është iniciuar procedurë kundërvajtëse ndaj personit përgjegjës të biznesit individual (ka kryer kundërvajtje nga neni 16, paragrafi 1 nënpagrafi 1.1 që sanksionohen sipas nenit 40 paragrafi 1.3, të Ligjit Nr. 08/120 për Ushqimin). Subjekti afarist vazhdon te jete i mbyllur deri ne eliminimin e te gjitha mangësive të evidentuara në urdhëresat me proces inspektues”, thuhet mët tej në njoftim.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika