Avokatët: Kompensimi i Fadil Ismajlit është i ligjshëm dhe i bazuar në vendim gjyqësor

Avokatët Mehmet Berisha dhe Rafet Ferizi kanë reaguar përmes një deklarate për media lidhur me përfshirjen e emrit të Fadil Ismajli-t në rastin e fundit që ka çuar në arrestimin e disa personave nën dyshimet për korrupsion, duke theksuar se klienti i tyre ka përfituar kompensim në mënyrë plotësisht ligjore dhe pa asnjë lidhje me personat e dyshuar.

Sipas deklaratës së avokatëve, Ismajli ka pasur një pronë familjare që është shpronësuar në vitin 2014 për ndërtimin e autostradës, për të cilën ai ka marrë kompensimin fillestar në mënyrë të rregullt dhe në përputhje me ligjin, njësoj si qindra qytetarë të tjerë. Më pas, në vitet 2022–2023, me kërkesë të avokates së tij, ai ka autorizuar inicimin e procedurës për kompensimin e pjesës së mbetur të parcelës, konkretisht 9.63 ari, e cila ishte dëmtuar nga shpronësimi dhe kishte mbetur e papërdorshme.

Avokatët sqarojnë se kjo pjesë e tokës, për shkak të pozicionit dhe pamundësisë për shfrytëzim, ka qenë praktikisht pa vlerë, ndërsa kërkesa për kompensim ka pasur bazë të qartë ligjore dhe përbën praktikë të zakonshme në gjykatat e Kosovës. Si rezultat i kësaj procedure, Ismajli ka pranuar mjetet financiare në dhjetor të vitit 2025, përmes Thesarit të Kosovës dhe mbi bazën e një vendimi gjyqësor.

Në deklaratë theksohet se vlerësimi i ligjshmërisë së vendimeve gjyqësore është përgjegjësi e institucioneve kompetente dhe nuk mund të përdoret për të implikuar përfituesin, i cili ka vepruar në mirëbesim dhe ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore, përfshirë pagesën e shpenzimeve të përfaqësimit juridik. Po ashtu, avokatët mohojnë çdo lidhje të Ismajlit me personat e tjerë të dyshuar, duke theksuar se ai nuk ka pasur asnjë kontakt apo bashkëpunim me ta.

Ndërkohë, Prokuroria ka bërë të ditur se shtatë persona janë arrestuar nën dyshimet për korrupsion, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe veprime të tjera penale që lidhen me procedurat e shpronësimeve dhe kompensimeve.

Sipas njoftimeve zyrtare, dyshimet kanë të bëjnë me vendimmarrje të paligjshme dhe favorizim të palëve të caktuara në dëm të buxhetit të shtetit, çështje për të cilat hetimet janë ende në zhvillim.

Avokatët e Ismajlit vlerësojnë se fakti që ai rezulton të jetë i vetmi përfitues në këtë proces që ka pasur funksione të larta publike, krijon përshtypjen e një trajtimi selektiv dhe të një fushate të pabazuar, duke kërkuar që rasti të vlerësohet mbi fakte konkrete dhe jo mbi spekulime.

Dalin para gjykatës 7 personat e arrestuar për korrupsion

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika