Avokati Gashi: Për pak muaj rasti i Ivanoviqit do të marrë epilog në Prishtinë

"Rasti i Oliver Ivanoviqit besoj që shumë shpejt, për pak muaj, mos të them për pak javë, do ta marrë epilogun nga Gjykata e Prishtinës", ka thënë avokati Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka deklaruar se rasti i vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, brenda pak muajve do të marrë epilogun nga Gjykata në Prishtinë.

Kështu tha ai në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për prapaskenat e vrasjes së Ivanoviqit.

Gashi theksoi se motivi i vrasjes do të dihet atëherë kur Serbia do të demokratizohet.

“Rasti i Oliver Ivanoviqit besoj që shumë shpejt, për pak muaj, mos të them për pak javë, do ta marrë epilogun nga Gjykata e Prishtinës. Mirëpo dilemat rreth ekzekutorëve, rreth motivit të kryerjes së vrasjes së tij besoj që nëse ndonjëherë Serbia demokratizohet atëherë mundemi ta dimë të vërtetën e vrasjes së tij”, tha Gashi.

Sa u përket dëshmitarëve që fillimisht kishin dëshmuar, sipas Gashit, një pjesë e madhe e tyre janë ndier të frikësuar e që më pas si pasojë e kësaj të njëjtit më parë i kanë pranuar pasojat juridike sesa të japin versionin e tyre ashtu siç kishin bërë më herët.

“Edhe pse ka pasur kërcënime juridike, jo tjera, një pjesë e madhe e dëshmitarëve duke u ndier të frikësuar nga bandat kriminale saqë më tepër kanë pranuar që të kenë pasoja juridike sesa ta japim versionin e tyre që e kanë thënë më herët”, tha ai.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika