Avokati i Popullit: 35 ankesa për Ligjin e Pagave, të gjitha të bazuara dhe të pranueshme

Petrit Çollaku, zëdhënës për media në Avokatin e Popullit ka thënë se ankesat në lidhje me pakënaqësitë me Ligjin e ri për Pagat, të gjitha janë të bazuara dhe të pranueshme

Avokatit të Popullit i janë drejtuar mjekë, gjyqtarë, prokurorë, policë, sindikata e institucione publike në lidhje me pakënaqësitë me Ligjin e ri për Pagat.

Sa i përket kësaj, zëdhënës për media në Avokatin e Popullit ka dhënë detaje për ankesat që kanë pranuar deri në këto momente.

Sipas tij, shumica nga kërkesat e sindikatave, por edhe të institucioneve të ndryshme janë të pranueshme dhe kanë bazë që ato të dërgohen në Kushtetuese.

“Si procedurë të parë, kushdo që bënë ankesë në Avokatin e Popullit, është një periudhë njëmujore nga ana jonë që e shqyrtojmë atë ankesë për të parë se a është ankesë e pranueshme në lidhje me mandatin, punën e Avokatit të Popullit apo jo, dhe pas kësaj natyrisht që në ndërkohë bëhet analizimi i ligjit, një punë që kërkon angazhim, vëmendje e posaçme nga kolegët që e trajtojnë këtë ligj dhe afati 6-mujor për të parë më mirë dhe për të dalë me një qëndrim konkret nga Avokati i Popullit”, ka thënë Çollaku për “Gazetën Blic“.

Në të gjitha ankesat, e që gjithsej janë 35 deri në këtë kohë kur ka vetëm një kërkesë të vetme – me ligjin e ri të pagave nuk ka rritje të rrogave, por në shumicën e rasteve ka ulje të pagave në sektorin publik.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika