Avokati i Popullit bisedon me Pantiqin: Nuk pati asnjë ankesë sa i përket trajtimit nga Policia e Kosovës

Të premten e 23 dhjetorit avokati i Popullit, Naim Qelaj ka biseduar me ish-policin Pantiq, i cili gjatë intervistimit ka thënë se nuk ka ndonjë ankesë sa i përket trajtimit nga Policia e Kosovës

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka realizuar video-takim me ish-policin Pantiq, i cili është arrestuar nga Policia e Kosovës në Jarinje, të premten e 23 dhjetorit.

Avokati i Popullit, Qelaj, së bashku me zëvendësit e tij, Marija Radulovic dhe Niman Hajdari, kanë realizuar një video takim me Dejan Pantiç, në pamundësi për ta vizituar në qendrën e ndalimit ku po mbahet, për shkak të barrikadave.

Pantiq është arrestuar nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Jarinje, ku edhe po mbahet në paraburgim me vendim të gjykatës, në pamundësi për tu transferuar në ndonjë qendër të paraburgimit për shkak të situatës së krijuar.

Gjatë intervistimit, Pantiq ka thënë se nuk ka ndonjë ankesë sa i përket trajtimit nga Policia e Kosovës.

Familja është njoftuar për faktin se ai u arrestua dhe iu shqiptua masa e paraburgimit. Deri më tani nuk ka realizuar takim me ta, pasi që takimet dhe telefonatat janë subjekt i lejes nga gjykata kompetente.

Sa i përket gjendjes shëndetësore, ai tha se vuan nga tensioni, por është duke e marrë terapinë adekuate. Ai po ashtu po i përdorë medikamentet që i kishin sjellë familja e tij.

Ai ka theksuar se atij iu sigurua edhe shtrati për të fjetur dhe se i është dorëzuar vendimi gjyqësor për caktimin e masës së paraburgimit. Pantiq ka kërkuar që ti lejohet vizita nga avokati mbrojtës dhe familja, dhe që të akomodohet në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë dhe jo në ndonjë qendër tjetër.

Avokati i Popullit ka falënderuar Policinë e Kosovës për mundësimin e këtij kontakti edhe përkundër kushteve të jashtëzakonshme në të cilat po punojnë.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika