Avokati Kastrati: Prokuroria duhet të jetë e barabartë për të gjithë pa dallime

Avokati Emrush Kastrati ka deklaruar se sulmet ndërmjet institucioneve të pavarura nuk janë të përshtatshme dhe as të dobishme, as për opinionin publik dhe as për besueshmërinë e tij ndaj punës që këto institucione kryejnë.

Në një intervistë në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ai ka ngritur shqetësimin se këto përplasje mund të kenë ndikuar edhe në mosdekretimin e kryeprokurorit të shtetit.

“A është një ndër këto arsye mosdekretimi i z. Isufaj dhe lënia e Kryeprokurorisë së Shtetit pa kryeprokuror? Së paku në bazë të deklaratave që deri më tani janë dhënë në publik, rezulton se mund të jenë edhe këto si indicie”, tha Kastrati.

Avokati gjithashtu theksoi se çdo qytetar i Kosovës, pa përjashtim, duhet t’u përgjigjet ftesave të prokurorisë, përfshirë edhe presidentin e vendit.

Ai e tha këtë në kontekst të mosparaqitjes së kryeministrit Albin Kurti në Prokurori për të dhënë dëshmi si dëshmitar.

Lidhur me akuzat për hetime të njëanshme, Kastrati tha se kjo është një çështje e brendshme e Prokurorisë, e cila duhet të menaxhohet në mënyrë profesionale dhe të paanshme.

“Nëse dikush ka dyshime në këtë drejtim – se ka seleksionime të lëndëve për hetim, se prolongon një hetim të një personaliteti më të hershëm dhe vazhdon me një tjetër, ajo është çështje që duhet të hetohet nga zyra e prokurorit disiplinor në aspektin e brendshëm. Në këtë drejtim, zyra e prokurorit disiplinor duhet të jetë aktive për të parë nëse ka anshmëri në hetime apo seleksionime të hetimeve”, deklaroi Kastrati.

Shija e redaktorit

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Të fundit nga rubrika